Katastrofë në derbin e madh kroat, 378 të arrestuar

- Bota Sot

Katastrofë në derbin e madh kroat, 378 të arrestuar

Dinamo e Zagrebit e mposhti Hajdukun në Split me rezultat 3:1 në derbin e madh kroat të javës së 33-të, që e përcollën 32,000 tifozë.

Para dhe pas ndeshjes, pati incidente të rënda në Split.

Siç raportohet nga mediat kroate, në ditën e derbit të madh, i cili, si gjithmonë, u shënua si një ngjarje me rrezik të lartë, u arrestuan 378 tifozë dhe u lënduan më shumë se 20 policë.

Skena dhune të rënda u regjistruan në rrugë, ku policia parandaloi një kaos edhe më të madh dhe arrestoi 144 persona. Pesë persona u u lënduan, dy prej të cilëve rëndë.

Më vonë, derisa hynin në stadium, 198 tifozë të tjerë u arrestuan për përpjekje për të futur mjete piroteknike në stadium, si dhe për vepra të tjera penale.



Read it all at Bota Sot