Aksident në Kroaci, dy të vde:kur e 31 të tjerë lëndohen

- Gazeta e Prizrenit

Aksident në Kroaci, dy të vde:kur e 31 të tjerë lëndohen

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac, ku janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Sipas mediave kroate, ky aksident ka rezultuar me dy viktima dhe 31 të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka njoftuar se një e treta e të lënduarve janë në gjendje kritike, ndërsa ata janë transportuar në spitalet e Zagrebit, Siskut dhe Pakracit për trajtim të mëtjeshëm.

Ekipet e emergjencës kanë arritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa trafiku është bllokuar për disa orë në të dy drejtimet, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh.


Sipas hetimeve të para, aksidenti ka ndodhur pasi një automjet Volkswagen goditi një kaproll që kishte dalë në rrugë.

Shoferi i automjetit u ndal për të paralajmëruar të tjerët, por një autobus që po i afrohej nuk ka mundur të ndalojë në kohë dhe ka goditur makinën, duke thyer barrierën mbrojtëse dhe kaluar në korsinë e kundërt.

Hetimet për shkaqet e plota të aksidentit vazhdojnë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit