Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh pritjeje.Dinamovitët mposhtën Egnatian përmes penalltive, ndërsa koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me barazim 3-3.
Baton Zabërgja ishte një ndër titullarët e Dinamos. Lideri i bluve ka postuar disa foto përmes rrjeteve sociale.
“Ndjesia më e bukur. Fituesit e Kupës së Shqipërisë”, shkruan sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Tashmë i gjithë fokusi është te Vllaznia, ku luhet për një vend në finalen e “Final 4”. Dinamovitët sfidojnë kuqeblutë sot, ora 20:00, në “Arena Kombëtare”.