Fico i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores

- Bota Sot

Fico i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores

Kryeministri sllovak Robert Fico tha sot se do të shkojë në Moskë më 9 maj për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u tha gazetarëve në Bratislavë se po shkonte në Moskë për t’i bërë homazh kombit që luajti një rol vendimtar në mposhtjen e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, raporton portali sllovak “SME”.

Robert Fico komentoi gjithashtu deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ai nuk mund të garantojë sigurinë e udhëheqësve që do të marrin pjesë në paradë, duke e vlerësuar atë si një kërcënim.

“Është shumë mungesë respekti kur dikush i thotë vendit që pati pjesën më të madhe në fitoren ndaj fashizmit dhe që pësoi viktimat më të mëdha, ‘Festoni, mund të hedhim një dron mbi ju’. Kjo nuk është politikë moderne. Është e papranueshme”, tha Robert Fico.

Sipas tij, Volodymyr Zelensky gabon nëse beson se deklarata e tij do t’i dekurajojë delegacionet e huaja nga pjesëmarrja.

Robert Fico tha gjithashtu se duke arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do t’u siguronte amerikanëve qasje në burimet natyrore të Ukrainës dhe do të krijonte një fond të përbashkët investimesh për rindërtimin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky po përpiqet të vazhdojë luftën dhe të dobësojë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore.



Read it all at Bota Sot