Shkarkohet

- Bota Sot

Shkarkohet

Humbja 1:7 e Torshavn ndaj Runavik në Ishujt Faroe, ka sjellë shkarkimin e Adolfo Sormanit.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tetë në Ishujt Faroe dhe Runavik është shkëputur me 9 pikë nga Torshavn, që mban vendin e tretë.

Sormani është larguar pas fitimit të tre trofeve me Torshavn. Me italianin si trajner, nga janari i kaluar fituan dy Superkupa dhe Kupën e Ishujve Faroe.

Ish-trajneri i Partizani ka postuar në rrjetet sociale pas largimit të tij duke treguar se është gati për sfida të reja.

“Si gjithmonë, edhe historitë e mira kanë një fund, ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirën HB, shumë kujtime të mrekullueshme dhe shumë fitore që do të mbeten në historinë e këtij klubi të lavdishëm.

Dua vetëm të falënderoj të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e kësaj aventure të mrekullueshme, kapiteni Vjliormur Davidsen i përfaqëson të gjithë. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë njerëzit brenda klubit që më lejuan mua dhe stafin të jemi gjithmonë efektivë, në veçanti drejtorin sportiv Simun Samuelsen, i cili ndau çdo moment me përkushtimin dhe pasionin e tij.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, dua të përshëndes të gjithë tifozët që na bënë gjithmonë të ndjejmë dashurinë dhe praninë e tyre, mbështetja e tyre në finalen e Kupës ishte thelbësore për të arritur fitoren. Unë jam gati me stafin tim për sfida të reja emocionuese për momentin faleminderit HB dhe ju uroj gjithë të mirat”, shkruan Sormani.



Read it all at Bota Sot