Rashica mahnit në Ukrainë

- Bota Sot

Rashica mahnit në Ukrainë

Ermir Rashica ka shënuar një gol magjik sot në Ukrainë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut realizoi në minutën e 65-të, për t’i dhënë zemër skuadrës së Metalist 1925, që barazoi më pas 2 me 2 ndaj Metalist Kharkiv.

Rashica është përshtatur mjaft mirë te Metalist. Në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, Rashica ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.

Skuadra e lojtarit të Kombëtares U-21 kërkon ngjitjen në elitë. Akttualisht mban vendin e katërt me 3 pikë më pak se Poltave, që është në zonën e ngjitjes direkt.

Pjesë e Metalist 1925 është edhe Kristian Mba. Ndryshe nga Rashica, ish-sulmuesi i Partizanit akoma nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij.



Read it all at Bota Sot