Real Madridi siguroi një fitore të rëndësishme në La Liga të dielën ndaj Celta Vigos, ndonëse jo në mënyrën më bindëse. “Los Blancos” ishin në avantazh 3-0 me gjysmë ore lojë të mbetur në “Santiago Bernabéu”, por dy gola të vonshëm nga mysafirët krijuan një përfundim të tensionuar.
Të dy golat e Celtas erdhën brenda 10 minutave pasi Raul Asencio u zëvendësua nga Jacobo Ramon – një vendim që shkaktoi kritika nga tifozët ndaj Carlo Ancelottit. Por sipas Marca, trajneri italian sqaroi se zëvendësimi ishte i detyruar:
“Ndeshja dukej e mbyllur, kishim mundësinë të shënonim të katërtin me Ardan. Bëmë zëvendësimin sepse Asencio nuk mund të vazhdonte më. Duhet të kemi parasysh se kishim gjashtë mbrojtës mungesë dhe nuk mund t’i rregullojmë gjithmonë këto gjëra. Po, mund ta kishim menaxhuar më mirë, vuajtëm pak, por është një fitore e bukur.”
Në konferencën pas ndeshjes, Ancelotti foli edhe për Arda Guler, i cili shënoi për të dytën herë radhazi në La Liga:
“Dëshira e tij është të luajë për Real Madridin. Ka shumë cilësi, ka punuar shumë dhe nuk e ka humbur kurrë besimin. Që nga shtatori ka ndryshuar shumë. Është përmirësuar.”
Tani, Real Madridi do të përgatitet për ndeshjen e radhës, që është përballja e fundit e sezonit me Barcelonën – El Clasico. Diferenca mes dy ekipeve është aktualisht katër pikë, dhe një fitore do t’i afronte “Los Blancos” me rivalët e tyre, por Ancelotti është i qartë se skuadra e tij mbetet në ndjekje:
“Edhe po të fitojmë El Clasico, sërish do të jemi prapa. La Liga është në duart e Barcelonës. Por do të kishim më shumë shanse. Do të përgatitemi mirë për të përballuar ata. Nuk do të jetë vendimtare, por gati sa".