Barcelona merr një lajm të hidhur dhe një të mirë para përballjes me Interin

- Bota Sot

Barcelona merr një lajm të hidhur dhe një të mirë para përballjes me Interin

Barcelona do të luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit të martën mbrëma.

Katalunasit do të përballen me Interin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në Giuseppe Meazza.

Ndeshja e parë në Barcelonë përfundoi baras 3-3 dhe dy skuadrat synojnë finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Hansi Flick ka marrë një lajm të hidhur për këtë ndeshje, pasi mbrojtësi Alejandro Balde nuk ia ka dalë të jetë gati për të luajtur.

Por përveç lajmit të hidhur në skuadrën e Barcelonës ka arritur një lajm i mirë.

Robert Lewandowski ka shtrënguar dhëmbët dhe është i disponueshëm për ndeshje. 



Read it all at Bota Sot