Lewandovski e nis nga stoli, plani anti-Inter është gati

- Bota Sot

Lewandovski e nis nga stoli, plani anti-Inter është gati

Lajmet e mira kanë ardhur edhe për trajnerin Hansi Flik nga infermieria, ku Levandovski është gati, por me shumë mundësi do ta nisë nga stoli.

Trajneri pritet që të konfirmojë sërish Ferran Torresin, që bëri një ndeshje të mirë në sfidën e parë dhe është një lojtar që nuk i jep shumë pika referimi Açerbit. Pas tij do të jenë treshja magjike Rafinja, Olmo dhe Lamin Jamal. Nuk ka diskutime as sa i përket mesfushës, ku Pedri dhe De Jong janë duke bërë shumë mirë në këtë sezon së bashku.

Mungesa e madhe për Barcelonën do të jetë Zhyl Kunde, i cili është i dëmtuar dhe në krahun e tij do të luajë Erik Garsia. Dyshja do të përbëhet nga Injigo Martinez dhe Kubarsi, ndërsa në të majtë sërish Gerard Martin.

Në portë do të rikthehet Shezni, edhe pse Ter Shtegen është rikuperuar. Ky i fundit nuk është fare në listë.



Read it all at Bota Sot