Sot pasdite, duke filluar nga ora 17:00, do të luhen të tetë ndeshjet e javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Kanë mbetur edhe tre javë dhe gjërat po bëhen më të qarta. Borec dhe Vardarski tashmë kanë rënë nga liga.
Arsimi nga Çegrani ka rast të madh për të marrë tre pikët sot ndaj Borecit në Veles.
Bashkimi luan në Gjevgjeli ndaj Kozhuvit.
Java e 28-të, ora 17.00
Vardari (N) – Makedonija GP
Boreci – Arsimi
Bregallnica – Bellasica
Detonit – Ohri
Kozhuvi – Bashkimi
Skopje – Pobeda
Osogovo – Novaci
Vardarski – Sasa
Makedonija GP 60 pikë, Arsimi 58, Bashkimi 57, Bregallnica 52, Ohrit 42, Detonit 40, Bellasica 39 pikë etj..