Vardari kundër Struga Trim Lum

- Bota Sot

Vardari kundër Struga Trim Lum

Sot në orën 17:00 në fushën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në Shkup, do të përballen Vardari i Shkupit dhe Struga Trim Lum, në ndeshjen e javës së 31-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Ky duel është midis skuadrave që janë edhe në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut e cila luhet më 21 maj në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Gjithsesi, do të jetë një ndeshje interesante dhe emocionuese për t’u parë.

Duke folur për traditën, le të përmendim se kjo është ndeshja e 12-të midis këtyre dy ekipeve.

Vardari arriti të triumfojë në katër ndeshje, Struga TL ka një fitore më shumë dhe vetëm dy ndeshje përfunduan pa fitues.



Read it all at Bota Sot