Bayer Leverkusen po punon për të gjetur një zëvendësues të denjë për stolin sezonin e ri, teksa duken të dorëzuar për largimin e Xabi Alonso.
Trajneri spanjoll pritet t’i thotë lamtumirë klubit gjerman në fund të sezonit, duke u transferuar te Real Madrid, në vend të Carlo Ancelotti.
Por, në sensin e kundërt mund të udhëtojë një tjetër spanjoll.
Bëhet fjalë trajnerin Alvaro Arbeloa, drejtuesin aktual të ekipit të të rinjve të klubit madrilen.
Lajmin e konfirmoi sot “Deportes COPE”, që shton se klubi gjerman e ka marrë në konsideratë këtë emër pas sugjerimit të bërë nga vetë Xabi Alonso.
Ata kanë luajtur së bashku te Real Madrid, Liverpool dhe kombëtaren spanjolle, ndaj Xabi Alonso ia njeh mirë vlerat Alvaro Arbeloa, që e konsideron të përshtatshëm për “aspirinat”.
Gjithsesi, asgjë nuk duket e përfunduar, pasi kandidatët për të drejtuar Bayer Leverkusen janë të shumtë, por Arbeloa ka një “sponsor” të fuqishëm si Xabi Alonso.