Liverpool gati për revolucion

- Bota Sot

Liverpool gati për revolucion

Liverpool është gati të bëjë lëvizje të mëdha në merkaton e verës, ndërsa trajneri i ri, Arne Slot, ka marrë dritën jeshile nga drejtuesit për të rindërtuar skuadrën në funksion të sezonit të ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Goal.com, holandezi ka autoritetin për të vepruar lirshëm në merkato, me synimin e vetëm: rikthimin e titullit të Premier League në “Anfield”.

Slot ka identifikuar tre pozicione që kërkojnë ndërhyrje urgjente: një mbrojtës i majtë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues. Për krahun e majtë të mbrojtjes, dy emra janë në krye të listës: Milos Kerkez i Bournemouth dhe Antonee Robinson i Fulham, të cilët konsiderohen si pasardhës të mundshëm të Andy Robertson.

Në qendër të mbrojtjes, Liverpool ka hedhur sytë nga Dean Huijsen, lojtari i ri i huazuar te Bournemouth nga Juventus, që ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe shihet si një përforcim premtues afatgjatë.

Në repartin ofensiv, Darwin Nunez mund të jetë një nga largimet kryesore, pasi ka pësuar rënie në formë që nga ardhja e Slot. Bashkë me të, në listën e lojtarëve që pritet të largohen është edhe portieri rezervë, Caoimhin Kelleher.

Për të zëvendësuar Nunez, Liverpool po synon tre sulmues të suksesshëm: Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës, Victor Osimhen i Napolit dhe Benjamin Sesko i Leipzigut, të cilët konsiderohen si opsione ideale për të forcuar repartin ofensiv.



Read it all at Bota Sot