Gjilani ndashet baras me Malishevën, lëndohet rëndë lojtari

- Bota Sot

Gjilani ndashet baras me Malishevën, lëndohet rëndë lojtari

Gjilani dhe Malisheva ndahen baras (0:0) në kuadër të javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Duhet theksuar se në minutën e 87-t Oltion Bilalli i Gjilanit u lëndua rëndë në një duel me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.

Ndeshje e nivelit mesatarë mes Gjilanit dhe Malishevës e më pak raste shënimi.

Futbollisti është dërguar për në spital.

Malisheva ka importuar një pikë me meritë nga fusha me bari sintetk në Gjilan. 

Pikë e madhe që e afron drejt garave evropiane.

Mysafirët gjatë ndeshjes ishin të pafat për faktin se në një rast qëlluan traversën e vendasve.

Malisheva renditet në vend të tretë me 49 pikë e Gjilani në të pestin me 46 sosh.



Read it all at Bota Sot