Këta janë katër zyrtarët policorë të Suharekës të suspenduar sot ( FOTO )

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë katër zyrtarët policorë të Suharekës të suspenduar sot ( FOTO )

Katër zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Suharekë janë suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Klankosova.tv ka siguruar fotografitë e katër zyrtarëve Bashkim Gashi, Femi Sertolli, Qaush Hajdari dhe Lindita Rexhepaj, të suspenduar në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren.


FOTO: Gashi, Sertolli, Hajdari dhe Rexhepaj

Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me  Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale  Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.



Read it all at Gazeta e Prizrenit