Kancelari Friedrich Merz tani ka marrë certifikatën e emërimit nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, dhe është duke u kthyer në Bundestag për të bërë betimin.
Në anën tjetër gjatë betimit të tij ai tha: “Betohem se do t’i kushtojë përpjekjet e mia mirëqenies së popullit gjerman, do të promvoj mirëqenien e tyre, do t’i mbroj nga dëmet, do të mbështes dhe do të mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje do t’u bëj drejtësi të gjithëve. Pra, më ndihmoftë Zoti”.
Pjesa fetare në fund, “më ndihmoftë Zoti”, është opsionale – Scholz nuk e tha – por meqenëse Merz është katolik, ai zgjedh ta thotë.
Ai do të përfundojë procedurat ceremoniale më vonë këtë pasdite dhe mbrëmje, me konfirmimin formal të ministrave të tij që ende nuk është bërë, por pritet të jetë në Paris dhe Varshavë nesër për të treguar se “Gjermania është kthyer”, siç premtoi.