Dy të lënduar në aksident ndërmjet dy kamionëve në Duhël të Suharekës

- Gazeta e Prizrenit

Dy të lënduar në aksident ndërmjet dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20 në fshatin Duhël të Suharekës, në drejtim të Carralevës, ku janë përfshirë dy kamionë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nga aksidenti kanë pësuar lëndime të dy shoferët e kamionëve, ku njëri prej tyre është lënduar më rëndë.

“Përveç dëmeve materiale, të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri prej tyre ka marrë lëndime më të rënda. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, tha Bytyqi.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.



Read it all at Gazeta e Prizrenit