Sot fillon procesi i zgjedhjes të papës së ri

- Bota Sot

Sot fillon procesi i zgjedhjes të papës së ri

Kardinalët, përfshirë ata që nuk do të votojnë, janë mbledhur në Bazilikën e Shën Pjetrit për Meshën Pro eligendo Romano Pontifice, që shënon hapjen e Konklavit. Meshën e kryeson dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Giovanni Battista Re. Kjo u kremtua mëngjesin e ditës së parë të Konklavit, para se kardinalët të akomodoheshin në dhomat e Casa Santa Marta dhe Santa Marta Vecchia, ku do të qëndrojnë gjatë periudhës së Konklavit.

Pasdite, në orën 16:20, procesioni i kardinalëve elektoralë do të nisë nga Kapela Pauline për në Kapelën e Sistinit, ku do të fillojnë operacionet paraprake të Konklavit dhe mund të ndodhi votimi i parë. Pas votimit, do të shihet "tymi" i parë, që sipas ngjyrës tregon rezultatin e votës.

Në homelinë (fjalim fetar) e tij, kardinali Re theksoi se “lutja dhe thirrja për Shpirtin e Shenjtë janë thelbësore për këtë akt të rëndësishëm”.

Ai shprehu se kardinalët duhet të veprojnë për të mirën e Kishës dhe njerëzimit, duke braktisur interesat personale dhe duke pasur në mendje vetëm Zotin dhe të mirën e njerëzimit. Ai u referua shembullit të Jezuit që shërbeu të tjerët me dashuri dhe pa diskriminim, duke përfshirë edhe Judën që do ta tradhtonte.

Re gjithashtu theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit të Kishës, që nuk do të thotë uniformitet, por një unitet të fortë në diversitet, gjithmonë në besnikëri ndaj Ungjillit. Ai kujtoi se kardinalët do të votojnë në Kapelën e Sistinit, ku duhet të kenë vetëdijen për praninë e Zotit, para se të votojnë.



Read it all at Bota Sot