Hakimi: Ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

- Bota Sot

Hakimi: Ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

Mesfushori i PSZH-së Ashraf Hakimi, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenal. Sfida do të luhet në Paris, me vendasit që fituan 1-0 takimin e parë.

“Mendoj se skuadra ka vetëbesim. Mezi presim ta fillojmë ndeshjen dhe të luftojmë për atë që të gjithë ne parisienët duam, që është kualifikimi në finale,“ tha anësori i PSZH-së.

“Nuk e di nëse është ndeshja më emocionuese, por është një nga më emocionueset për shkak të rëndësisë që ka për klubin. Jemi një hap larg finales.

Mendoj se ka një ndjenjë qetësie që vjen nga fakti që kemi luajtur një gjysmëfinale vitin e kaluar”, shtoi Hakimi.

“Kjo do të na ndihmojë sot. Mendoj se është presion absolutisht pozitiv, këto janë ndeshje që të gjithë lojtarët ëndërrojnë t’i luajnë. Stili ynë i lojës nuk do të ndryshojë, do të jetë i njëjtë. Duhet të kemi personalitet, me dhe pa top”, tha Hakimi.

Pas largimit të Mbape-s vitin e kaluar, tashmë PSZH është një ekip pa yje, por më solid. “Objektivi i klubit ishte të ndërtonin një ekip në vend që të tërhiqnin yje. Ky është çelësi: kolektivi është më i rëndësishëm. Së bashku jemi më të fortë”, shtoi Hakimi.



Read it all at Bota Sot