Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është një ndër më të mirët këtë sezon në Superligën e Rumanisë.
Kore’ ka zhvilluar 46 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asiste.
Në ligë, ai është ndër lojtarët më të vlerësuar sipas sajtit të njohur të statistikave, “Sofascore’.
Korenica vlerësohet me notën 7.33 deri tani këtë sezon dhe është lojtari me vlerën e katërt më të lartë.
I pari në ligë është Dan Nistor, kurse pas tij vijnë: Claudio Petrila dhe Alexandru Mitrita.