Raphinha e barazoi rekordin e Ronaldos

- Bota Sot

Raphinha e barazoi rekordin e Ronaldos

Eksperienca e Raphinhas në Ligën e Kampionëve për këtë edicion mori fund mbrëmë kur Barcelona u eliminua prej kësaj gare nga Interi.

Mirëpo, ylli brazilian ka lënë gjurmë në këtë sezon të Championsit duke e barazuar madje rekordin e Cristiano Ronaldos.

Më saktësisht, sulmuesi i krahut e arriti kuotën e 22 kontributeve në gola (gola + asistime) brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve, një numër të cilin e kishte regjistruar “CR7” në sezonin 2013/14.

Përfaqësuesi brazilian i ka realizuar 13 gola dhe i ka bërë 9 asistime në 14 ndeshje të garës më prestigjioze të futbollit evropian në këtë sezon.

E në përgjithësi, në të gjitha garat në edicionin 2024/25 deri tash Raphinha i ka zhvilluar 53 ndeshje, ndërsa i ka shënuar 32 gola dhe i ka bërë 25 asistime, me një total prej 57 kontributesh në gol.

Kur jemi tek kontributet në gol në Champions, vendin e tretë e mban Robert Lewandowski, i cili në sezonin 2019/20 i kishte bërë 21 sosh, kurse pozita e katërt mbulohet nga Ronaldo, me 20 kontribute në sezonin 2015/16, e Top 5 mbyllet nga Lionel Messi me 19 kontribute në gol, në sezonin 2011/12.



Read it all at Bota Sot