ATS – Dajti do të luftojnë për titullin kampion

- Bota Sot

ATS – Dajti do të luftojnë për titullin kampion

Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” për edicionin 2024/2025.

Skuadrat ATS dhe Dajti do të përballen për titullin kampion, pasi siguruan kualifikimin nga gjysmëfinalet emocionuese të zhvilluara në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të dyja sfidat gjysmëfinale ishin mjaft të forta dhe të luftuara. Në përballjen e parë, Dymbëdhjeta – ATS, nuk u shënua asnjë gol në kohën e rregullt dhe as në shtesë, duke bërë që fituesi të vendosej nga penalltitë. ATS u tregua më e saktë nga pika e bardhë, duke triumfuar me rezultatin 5-4.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u luajt gjysmëfinalja e dytë, Dajti – Luminesen, një ndeshje spektakolare që prodhoi plot gjashtë gola në kohën e rregullt, e cila u mbyll në barazim 3-3. Në kohën shtesë, Dajti realizoi golin vendimtar, duke fituar me rezultatin përfundimtar 4-3.

Finalja e madhe e “Sunday League” mes ATS dhe Dajti do të luhet të shtunën, më 10 maj, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 20:00.

Rezultatet e gjysmëfinaleve, FSHF Sunday League 2024/2025:

Dymbëdhjeta – ATS 0-0 P(4-5)

Dajti – Luminesen 4-3

Finalja

ATS – Dajti 10.05.2025, “Shtëpia e Futbollit”, 20:00



Read it all at Bota Sot