Lautaro Martinez vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Inter-it.
Sulmuesi argjentinas ka realizuar golin e tij të nëntë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, duke barazuar rekordin e Hernan Crespo për numrin më të madh të golave në një sezon të vetëm në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
“El Toro” e arriti këtë kuotë në 13 ndeshje, ndërsa Crespo kishte shënuar po aq në sezonin 2002/2003, por në 12 takime. Goli i shënuar në “San Siro” ndaj Barcelonës nuk ishte thjesht vendimtar për kalimin në finale, por gjithashtu ka vlerë historike: ishte goli i tij i 21-të në Champions League, që e bën golashënuesin më të mirë në histori të Inter-it në këtë turne.
Nëse llogariten të gjitha kompeticionet europiane, Lautaro ngjitet në kuotën e 24 golave, duke u renditur i dyti në historinë e klubit, pas legjendës Alessandro Altobelli, i cili numëron 35 gola në arenën ndërkombëtare.
Një tjetër dëshmi e peshës së jashtëzakonshme që ka marrë sulmuesi argjentinas në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Inter-it drejt finales së madhe në Mynih, më 31 maj.