Prizren: Antidro*ga me aksion, arrestohen katër persona, sekuestrohet kok*ainë, euro e franga

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Antidro*ga me aksion, arrestohen katër persona, sekuestrohet kok*ainë, euro e franga

Antidroga me aksion në Prizren/ Arrestohen katër persona, sekuestrohet kokainë, euro e franga

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren gjatë vazhdimit të hetimeve për një rast të mëparshëm të kultivimit të narkotikëve në këtë qytet, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 461 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1020 euro, 30 franga zvicerane dhe dy telefona mobilë. Të arrestuarit janë shtetas kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky zhvillim vjen si vazhdim i një aksioni të datës 23 prill 2025, kur në Prizren ishte zbuluar një laborator droge me rreth 200 bimë “Kanabis sativa” dhe ishin arrestuar tre persona të tjerë.

Hetimet po zhvillohen nga Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësia për hetimin e trafikimit me narkotikë.

Prokuroria mbetet e përkushtuar në luftimin e narkotikëve dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.



Read it all at Gazeta e Prizrenit