Pas natës magjike Inter-Barcelona, zëvendëspresidenti i Nerazzurrëve dha një intervistë për Radio La Red, duke parë drejt finales së 31 majit në Mynih kundër PSG-së:
“Jam krenar për paraqitjen e Interit, midis ndeshjes së parë dhe asaj të dytë me Barçën, skuadra tregoi përkushtim dhe kapërceu vështirësitë”.
“Në gjysmëfinale u takuan dy ekipe me stile loje shumë të përcaktuara, me sulme të ndryshme. PSG në finale? Mendoj se është një ndeshje 50-50”.
“Ata gjithashtu arritën me meritë në finale. Është një ndeshje e vetme dhe ne duhet ta luajmë atë dhe shpresojmë të vazhdojmë të kemi nivelin që pamë në këto dy gjysmëfinale”.
Një udhëtim, ai zikaltër, rezultat i aftësisë së trajnerit Inzaghi:
“Ai është lideri absolut i kësaj skuadre, ka qenë me ne për 4 vjet dhe i ka bërë të gjithë shumë konkurrues. Me të në 3 vjet kemi arritur në dy finale të Champions League”.
Simone është lideri, por jo i vetmi. Lautaro është emblema e këtij ekipi në fushë: “Shpresoja që ai të bëhej ai që është sot. Në ndeshjen kundër Barcelona-s dha gjithçka derisa u zëvendësua. Ai është i rëndësishëm për Interin dhe ekipin kombëtar. Ai gjithmonë jep më të mirën e tij”.
“Dhe nuk ka dyshim se ai ka shansin për të fituar Topin e Artë. Ai është i lumtur këtu, ndihet i vlerësuar dhe i rëndësishëm. Ai ka një ndjenjë përkatësie. Kur ndihesh rehat, kjo të ndihmon shumë”.