Fabio Capello analizon arritjen e Interit dhe PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve. Ish-trajneri shprehet se zikaltërit janë përmirësuar dhe se do të bëjnë një ndeshje të madhe.
“Ekipi i Inzagit vjen me bindje të madhe dhe shumë cilësi. Ata janë përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit të luajtura kundër Bajern Mynih dhe Barcelonës, duke u rritur në bindje dhe aftësi shënimi. Ata kanë treguar mentalitet të duhur dhe vëmendje të madhe”.
Cili aspekt do të ketë më shumë peshë në Mynih?
“Do të jetë një finale e ekuilibruar, por gjithçka fillon nga mesfusha, si gjithmonë.
Në Barcelonë, treshja e Inzagit kishte vuajtur shumë dhe në vend të kësaj të martën mesfushorët e tij luajtën një ndeshje të mirë. Natyrisht, megjithatë, më 31 maj nuk do të ketë ndeshje të parë dhe të dytë, as tifozë vendas për të shtyrë përpara apo stadium për të pushtuar jashtë fushe, kështu që na pret një finale e hapur.
Mesfushorët e Interit më kanë bindur edhe pse, duke qenë në fund të sezonit, ata padyshim nuk janë më të shkëlqyer. Pastaj në sulm janë Lautaro dhe Turam… Dhe një faktor tjetër pozitiv nuk duhet nënvlerësuar”.
Domethënë?
“Me ritmin që është ngadalësuar pak në këtë pikë të vitit, lojtarët zëvendësues janë në gjendje ta mbajnë nivelin e lartë të ekipit. Përveç golave të Fratezit, të gjithë ata që kanë hyrë kanë dhënë kontributin e tyre me bindje dhe vëmendje.”