y nënkryetaret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës 17 kallëzime penale ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave të tij.
Ky hap juridik i LDK-së sfidon ligjshmërinë e vendimeve të marra nga Kurti dhe ministrat që nga 27 marsi, kur ata u certifikuan si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por nuk dhanë dorëheqje nga pozitat qeveritare, siç e kërkon Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë.
Kushtetuta ndalon mbajtjen e njëkohshme të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, ndërsa Ligji për Qeverinë – i miratuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje – ua ndalon anëtarëve të qeverisë që të vazhdojnë funksionin pas certifikimit si deputetë.
“Kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër ish-Kryeministrit, Albin Kurtit dhe ish-ministrave të tij duke përfshirë edhe një ish-zëvendësministre. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar”, tha Bajrami pas dorëzimit të kallëzimeve në Prokurorinë Speciale.
Bajrami tha se Kurti me ministrat e tij kanë konsumuar vepër penale të sanksionuar në Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale.
“Konsiderojmë se nga 27 marsi këta janë në kundërshtm me Ligjin për Qeverinë, Neni 26, ligj ky i hartuar dhe i miratuar nga votat e dpeutetëve të LVV. Dhe duke qenë se prej datës së certifikimit (…)
dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive dhe marrë vendimet dhe shfrytëzuar resurset e institucioneve të Kosovës që kanë pasoja financiare, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar në Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale”, tha ajo.
Bajrami rikujti se Neni 26 i Ligjit për Qeverinë i detyron ata anëtar, saktësisht të qeverisë në detyrë të dorëhiqen dhe funskionet të barten të zëvendësit e tyre.
“Neni 26 i Ligjir për Qeverinë, anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjedhet deputet i njëjti duhet të jap dorëheqje një ditë para datës s ëcetrtifikimut, këta kanë thënë se kanë dhënë dirëheqje dhe marrin vendime”, tha ajo.
“Grupi i juristëve i koordinuar nga zonja Xhelili kanë kërkuar qasje në dokumente, ne sot i jem i drejtuar prokurorisë speciale, dhe u takon atyre të kërkojnë qasje në vendime të tjera”.
“Vazhdimi i tyre, shfrytëzimi i resurve, i zyreve dhe veturave zyrtare të gjitha këto janë në kundërshtim me nenin 26 të LP dhe 141 të KPP”, shtoi ajo.
LDK kishte paralajmëruar kallëzimet penale para mëse dy jave: ditën kur edhe zyrtarisht dhjetë anëtarë qeverie të Vetëvendosjes ishin betuar edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës, kur pa asnjë mëdyshje finalizohej nisja e mandatit të atyre si deputetë.