FSK realizon me sukses kursin bazë për snajperë

- Gazeta e Prizrenit

FSK realizon me sukses kursin bazë për snajperë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është realizuar me sukses kursi bazë për snajperë, duke synuar përgatitjen e snajperëve profesionistë për misione të ndryshme.

“Ky kurs kishte për qëllim të përgatis snajperë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmësqitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane.



Read it all at Gazeta e Prizrenit