Asgjë alarmante,Milani rigjen Fofana për finalen

- Bota Sot

Asgjë alarmante,Milani rigjen Fofana për finalen

Alarmin e dha vetë Jusuf Fofana, pas vetëm 28 minutash lojë në ndeshjen e fundit. Një ndjesi shqetësuese në këmbën e majtë dhe një bisedë e gjatë me pankinën çuan në vendimin për t’u tërhequr nga loja nga lojtari i Milanit.

Diçka që mund të tingëllojë dramatike në prag të finales së madhe të Kupës së Italisë më 14 maj, por në realitet stafi mjekësor i Milanit garanton se bëhet fjalë vetëm për një inflamacion të lehtë dhe të menaxhueshëm.

Edhe pse nuk përbën rrezik të madh, shqetësimi ka qenë i mjaftueshëm që mesfushori francez të shfaqet në qendrën stërvitore të Milanelos edhe në ditën e pushimit.

Te Milani duan që Fofanën ta kenë në maksimum përballë Romës, në një sfidë që mund të vendosë fatin e sezonit, pa llogaritur finalen. Trajneri Konseisao nuk do të rrezikojë asgjë në sfidën e kampionatit ndaj Bolonjës, të premten. Fofana nuk do të luajë, edhe nëse ndihet më mirë.

Për Konseisaon, qëllimi është të ketë në dispozicion çiftin ideal të mesfushës kuqezi, Fofana dhe Reijnders, në “Olimpico”, por mbi të gjitha në finalen e Kupës së Italisë.



Read it all at Bota Sot