Amorim: Kalimi në finale nuk vlen asgjë nëse nuk e marrim trofeun

- Bota Sot

Amorim: Kalimi në finale nuk vlen asgjë nëse nuk e marrim trofeun

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, tha të enjten se arritja e skuadrës së tij në finalen e Europa League do të jetë e kotë nëse nuk arrijnë ta mposhtin Tottenhamin në ndeshjen spektakolare që zhvillohet në Bilbao më 21 maj, përcjellë KosovaPress.

Ekipi i Amorim, i cili ishte në vështirësi, e mundi Athletic Bilbaon me rezultatin e përgjithshëm 7-1, duke siguruar një vend në finalen e garës së klubeve të nivelit të dytë në Evropë.

Skuadra e vendit të 15-të në Premier League do të përballet me Tottenhamin vendit të 16-të, ku fituesi do të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Është më e pakta që mund të bëjmë për këta tifozë, për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë sezon të vështirë”, tha Amorim për “TNT Sports” pasi United mundi Athletic 4-1 në ndeshjen e dytë në “Old Trafford” të enjten.

"Jam i stresuar tashmë për shkak të finales. Nëse nuk e bëjmë, nuk do të thotë asgjë, por jemi të lumtur që jemi atje, kështu që le të shohim. E di që duhet të jem një trajner më i mirë dhe skuadra duhet të jetë më e mirë në këtë moment, por po përpiqemi. Bëmë mjaft mirë në Evropë, por po vuajmë në Premier League", shtoi ai.

“Spurs” u kualifikuan për në finale me një fitore të përgjithshme 5-1 kundër ekipit norvegjez Bodo/Glimt . Skuadra e Ange Postecoglou ka kaluar një sezon po aq sfidues sa United dhe e sheh fitoren në Europa League si të vetmen mënyrë për të shpëtuar sezonin e tyre.

Tottenhami e ka mposhtur Unitedin tre herë këtë sezon, duke fituar 3-0 dhe 1-0 në Premier League dhe 4-3 në Kupën e Ligës.



Read it all at Bota Sot