Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri sllovak, Robert Fico, të cilët mezi arritën të fluturonin drejt Moskës, u takuan, shtrënguan duart dhe regjistruan një video “të ngrohtë”.
Vuçiç e quajti takimin me Ficon “vëllazëror”, ndërsa lideri sllovak tha se “serbët dhe sllovakët janë vëllezër përgjithmonë”.
Ata fluturuan drejt paradës së Putinit me plot aventura!
Presidenti serb, aeroplani i të cilit nuk u lejua të hynte në hapësirën ajrore të shteteve baltike, u detyrua të bëjë një devijim të madh përmes Azerbajxhanit për të arritur në paradën në Moskë. Në vend të tre orëve fluturim, Vuçiq kaloi më shumë se gjashtë.
Edhe Fico kishte kërkuar gjatë një rrugë alternative, por disi arriti gjithsesi në paradën e 9 majit të diktatorit rus, Vladimir Putin.
Tani dy “vëllezërit” janë takuar në Moskë, ku do të marrin pjesë në Paradën e Fitores.
Ndryshe, Vuçiq dhe Fico janë ndër udhëheqësit e vetëm evropianë që marrin pjesë në këtë ngjarje në Rusi.