UEFA nis shitjet për finalen e Champions League

- Bota Sot

UEFA nis shitjet për finalen e Champions League

Pas një gjysmëfinale epike ku Interi mposhti Barcelonën 4-3 në San Siro, zikaltrit siguruan biletën për finalen e Champions League që do të luhet më 31 maj në “Allianz Arena” të Mynihut kundër Paris Saint-Germain.

Gara e tifozëve tashmë ka nisur për të siguruar një biletë përmes faqes zyrtare të UEFA-s, por vetëm tifozët që kanë një kod unik aksesimi do të kenë mundësi të blejnë, e që gjithçka starton nga kjo e premte dhe deri të hënën.

Për shkak të kërkesës së lartë, Inter ka paralajmëruar se do të aplikohet një logjikë përzgjedhjeje në 18 mijë biletat që ka ekipi dhe që favorizon besnikërinë.

Interi i paralajmëron tifozët të mos blejnë bileta nga kanale jozyrtare, pasi ekziston rreziku i humbjes së shumës dhe pamundësisë për të hyrë në stadium. Kanali i vetëm i sigurt mbetet platforma zyrtare e UEFA-s.

Të dyja finalistet, Interi dhe PSG, do të marrin nga 18.000 bileta secila. Përveç këtyre, 38.000 bileta të tjera janë vënë në dispozicion të publikut përmes shitjes së drejtpërdrejtë nga UEFA, ndërsa një pjesë tjetër është shpërndarë përmes shortit paraprak.

Biletat janë të ndara në katër kategori:

70 euro – për tifozët e finalistëve (kategoria e veçantë)

180 euro – kategoria 3

650 euro – kategoria 2

950 euro – kategoria 1

Për tifozët me aftësi të kufizuara ofrohet tarifa “Fans First” me çmim 70 euro, ndërsa shoqëruesi i tyre hyn falas.

Tashmë para finales ka nisur gara mes tifozerive, ndërsa ekipet do të përballen në fushe në 31 maj



Read it all at Bota Sot