Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

- Bota Sot

Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

Barcelona dhe Ronald Araujo do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.

Drejtuesit katalanas janë të zhgënjyer nga niveli i uruguianit këtë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta nga klubet e interesuara për uruguianin.

Në janar të këtij viti, Barcelona rinovoi me Araujo-n deri në vitin 2031, por paraqitjet aspak bindëse të 26-vjeçarit, kanë bërë që drejtuesit katalanas të ndryshojnë qëndrim për të dhe ta nxjerrin në shitje.

“Fichajes” raporton se janë të paktën 3 klube të interesuara për uruguianin: Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus.

Nëse në janar, Barcelona e vlerësonte të paktën 80 milionë euro Araujo-n, tani mund të kënaqet me një shifër më të ulët, deri te 50 milionë euro.



Read it all at Bota Sot