Guler: Të jesh në stol, nuk është një situatë e lehtë

- Bota Sot

Guler: Të jesh në stol, nuk është një situatë e lehtë

Mesfushori i Realit të Madridit, Arda Guler i ka shkruar një letër të gjatë portalit “The Players Tribune”, në të cilën ai ka rishikuar jetën e tij, duke i kushtuar vëmendje të madhe kohës së kaluar te Madridi.

Turku ka folur shumë qartë për Realin dhe faktin që kalon më shumë kohë në stol sesa duke luajtur.

“Ofertat nga klube të tjera vazhdonin të vinin. Por unë nuk doja të dëgjoja asgjë, nëse ato nuk më motivonin vërtet.

Dhe pastaj, në qershor, babai im më tha se duhej të më telefononte për të folur me mua për një ofertë të re. Babai im më tha se ishte Reali.

Ishte ëndrra ime e katërt. Më dukej e pabesueshme që kjo mund të ndodhte kaq shpejt. Atë verë, unë dhe babai im patëm shumë biseda të gjata nëse ishte shumë herët për t’u larguar. E vërteta është se ishte shumë e komplikuar, sepse kishim kaq shumë oferta dhe unë luftoja për të vendosur se çfarë të bëja”.

PREZANTIMI – “Kur prezantohesh si lojtar i Realit, është si një ceremoni martese. Kontrata është për gjashtë vjet, por ideja është të qëndrosh përgjithmonë. Isha ulur pranë prindërve të mi dhe, kur mami filloi të qante, i fshiva lotët dhe e putha në faqe. Kishim hequr dorë nga kaq shumë për të qenë këtu dhe tani ëndrra jonë ishte bërë realitet”.

PAK NDESHJE – “Të jesh në stol, nuk është një situatë e lehtë. Kur fituam Ligën e Kampioneve, nuk kisha dëshirë ta ngrija trofeun, sepse nuk kisha kontribuar shumë në fushë. Kjo është arsyeja pse u ndjeva kaq në siklet kur Ançeloti më dha mikrofonin në ‘Cibeles’.

Nuk e kisha planifikuar fare të hipja në çatinë e autobusit, sepse isha shumë i lodhur dhe mbaj mend dy miq që më shkruanin: ‘Ku je? Nuk të shohim’.

Isha poshtë duke folur me Krosin dhe Modriçin, dhe Modriç më pyeti nëse Murinjo do të bëhej trajner i Fenerbahçes. Shokët e mi më thanë: ‘Je i çmendur? Sapo fitove Ligën e Kampioneve! Eja lart dhe festo!’. Por ky jam unë. Nuk mjafton vetëm të fitoj një titull”.



Read it all at Bota Sot