Gazetari turk kërkon të ulë shqiptarin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

- Bota Sot

Gazetari turk kërkon të ulë shqiptarin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

Ernest Muçi po vuan momentalisht, pasi u bënë disa javë që është jashtë për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, te Besiktas duket se kanë besim te aftësitë e shqiptarit, duke nisur nga trajneri Solskjaer.

Por kështu nuk mendon gazetari turk, Firat Gunayer.

Ky i fundit është munduar që të ulë figurën e Muçit, në një mënyrë shumë të turpshme.

“Nëse do të siha unë president, do ta shisja Muçin nëse më vinte një ofertë 5-6 milionë euro për të”, ishin fjalët e gazetarit Firat Gunayer. Kjo deklaratë po bën bujë në Turqi, ku nga ata që janë kundër dhe që e mbështesin.

Kujtojmë se 24-vjeçari është pjesë e “Shqiponjave” të Stambollit prej shkurtit të vitit të shkuar. Besiktas pagoi te Legia e Varshavës për shqiptarin 10 milionë euro.



Read it all at Bota Sot