Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik te “Rruga B”?

- Gazeta e Prizrenit

Çka thuhet në raportin e policisë për rastin tragjik te “Rruga B”?

Policia në raport 24 orësh ka përfshirë edhe rastin tragjik te rruga B, ku 34-vjeçari dyshohet se e theri me thikë bashkëshorten e më pas edhe veten.

Sipas njoftimit të policisë, vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. B, Prishtinë  09.05.2025, 15:08.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

Sipas informacioneve të siguruara bëhet fjalë për Festim Isufin, dhe të dashurën e tij, Rina Malokun./IO



Read it all at Gazeta e Prizrenit