Abbiati: Në kohën time ishim një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj

- Bota Sot

Abbiati: Në kohën time ishim një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj

I intervistuar nga “SportWeek”, Christian Abbiati foli për Milanin e kohës së tij dhe atë aktual: “A është thjesht çështje lojtarësh? Mendoj se po, por nuk e njoh sa duhet Milanin aktual, ndaj nuk mund të gjykoj. Sidoqoftë, e njoh mirë Milanin e asaj kohe: një familje, duke filluar nga presidenti Berlusconi, pastaj Galliani e Braida, deri te ne lojtarët.

Kalonim shumë kohë bashkë, duke formuar një grup burrash dhe kampionësh të mëdhenj. Ishim vërtet një bllok unik, që ecte plot besim në rrugën e vet. Ne kishim atë që quhet ‘mentalitet fitues’, hynim në fushë të sigurt se do të merrnim rezultatin pozitiv. Pastaj ndodhte që nuk ia dilnim, por bindja në nisje ishte gjithmonë ajo”.

Si do të përfundojë finalja e Kupës së Italisë (Milan-Bologna), të mërkurën?

Milani mund të konsiderohet favorit për shkak të traditës, nivelit teknik e kështu me radhë, por Bologna është e rrezikshme. Me lojë dhe rezultate, Bologna po konfirmon paraqitjet e shkëlqyera të një sezoni më parë. Kjo është meritë e Italianos, që ka zëvendësuar Motta në pankinë. Pastaj është një ndeshje teke, mund të ndodhë gjithçka.

Si ju duket moduli i ri 3-4-3 i Conceiçãos?

Më bind apo jo, nuk ka shumë rëndësi. Po sjell rezultate, ndaj është i mirëpritur.

Leao, a është bekim apo mallkim?

Me cilësitë që ka, mund të japë diçka më shumë, por unë jam nga ata që e shoh si bekim, jo për t’i vënë fajin. Sipas mendimit tim, duhet gjetur një pozicion tjetër në fushë për të. Duhet të luajë pak më afër portës.

Sidoqoftë, trajnerët e tij nuk e mendojnë kështu. Dhe meqë unë nuk jam trajner, ndoshta kanë të drejtë ata…



Read it all at Bota Sot