Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Aslani, nuk ka të ndalur me gola në Bundesliga II gjermane.
Asllani ka shënuar për fitoren e thellë të Elversbergut me rezultat 3:0 ndaj Braunschweig në kuadër të javës së 33-të.
Futbollisti ynë ka realizuar në minutën e 11-t e golat tjerë i shënoi Damar (18’ e 21’).
Asllani ka treguar lojë të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 79-të.
Elversberg renditet në pozitën e tretë me 55 pikë e Braunschweig është i 16-ti me 35 sosh.
Selke i Hamburger SV kryeson listën e shënuesve me 21 gola, ka tre më shumë se Asllani i Elversbergut e Kaars i Magdeburgut.