Napoli po përgatit një transferim për sulmuesin e Liverpoolit, Darwin Nunez.
Il Corriere dello Sport thotë se duke ditur që Liverpooli është i gatshëm ta shesë Nunez këtë verë, drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, po përgatit një ofertë për uruguaianin.
Vetë Nunez është gati të ndërpresë lidhjet në Anfield pasi u bllokua nga largimi për tek Al-Nassr gjatë merkatos së janarit.
Al-Nassr mbetet i interesuar, megjithëse klubet e mëdha europiane janë gati të vihen në lëvizje në fund të sezonit, përfshirë Napolin.
Kontrata e Nunez me Liverpoolin është deri në vitin 2028 dhe është sugjeruar që ai mund të largohet nëse vjen një ofertë prej 60 milionë sterlinash ose më shumë.