Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) njoftoi se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës, për shpëtimin e katër motoristëve nga Suhareka, percjell Gazeta e Prizren.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka. Ekipet janë në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe janë duke punuar intensivisht për gjetjen e personave të zhdukur, ” thuhet në njoftim.