Xhiro e 34-të në Superligë luhet sot, të gjitha ndeshjet në të njëjtë kohë

- Bota Sot

Xhiro e 34-të në Superligë luhet sot, të gjitha ndeshjet në të njëjtë kohë

Albi Mall Superliga e Kosovës është futur në tre xhirot e fundit dhe të gjitha ndeshjet luhen në të njëjtën ditë.

Në xhiro e 34-të në Superligë pesë ndeshje luhen ditën e sotme, teksa ende 70 për qind e skuadrave janë brenda objektivave.

Drita e ka siguruar titullin e kampionit dhe Ballkani vendin e dytë, derisa Feronikeli ’74 tanimë ka rënë nga liga.

Por nga pozita e tretë deri në të nëntën të gjitha skuadrat janë në garë dhe duan pikë.

Kampioni i ri i Kosovës, Drita pret në shtëpi Dukagjinin.

Në kryeqytet Prishtina përballet me Gjilanin, derisa sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Ballkanit.

Malisheva kërkon këndelljen pasi para adhuruesve të vet pret Feronikelin ’74, derisa sfidë tejet e rëndësishme është edhe ajo mes Suharekës dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 16:00.



Read it all at Bota Sot