Ramadan Nishori, i mbijetuari i dhunës seksuale në “Oxygen” ka rrëfyer momentin kur i ndodhi abuzimi dhe dhunimi seksual nga forcat serbe.
Nishori me emocione të forta tregoi se ku gjendej në momentin kur ndodhi sulmi dhe kush e “shpëtoi”.
“U endshin ata nëpër stacion na silleshin edhe vijnë ata dy policë më kapin më ngrehin zhag dhe më shtinë në banjo aty, Besim ndodhi ajo që kurrë në jetën tem nuk e kisha paramendu që mundet me ndodh. Njëri më ka mbajt dhe tjetri më ka dhunuar. I dyti Besim t’u dashtë edhe ai me më dhunu prej britmave të mia që janë dëgju, ky shqiptari që punoje aty u ardhë i ka mësha derës dhe më ka nxjerrë”.
Nishori i surpriza mbrëmë edhe nga e bija e tij, Flutura e cila tregoi se si e zbuloi të pathënën e hidhur të babait të saj.