Ferizaj synon tre pikë që të mbajë hapin në luftë për vend të tretë që e shpie në garat evropiane.
Mobilizimi është i madh në qytetin e Ferizajt ku sot pritet një numër i madh i shikuesve në stadiumin prapa palestrës "Bill Clinton” në Ferizaj, në përballje me Ballkanin e Therandës.
“Një fundjavë e nxehtë na pret si vendas, ku jemi nikoqir të FC Ballkanit. Duke filluar nga ora 16:00, në Stadiumin e Qytetit, arenën tonë, e presim skuadrën nga Suhareka.
Andaj, duke marrë për bazë rëndësinë e ndeshjes, i madh dhe i vogël duhet të marrë rrugë për në Stadium, që të përkrahë djelmoshat tonë.
Thërrisni të afërmit e njoftoni gjithësecilin, që Ferizaj sot e zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në dekadën e fundit. Jemi afër, na duheni më shumë se kurrë.
Me UJQIT në njërën anë dhe përkrahësit e tjerë, ne jemi të bindur që pikët e plota do të mbesin në qytetin e të pamposhturve, në Ferizaj.
FC Ferizaj - FC Ballkani, ora 16:00, ejani e mos e ndalni këngën e brohoritjet. Ju jeni motivi ynë kryesor, ne luajmë për ju!”, njofton FC Ferizaj.
Ferizaj mban vendin e katërt me 49 pikë sa ka edhe Malisheva në të tretin.