Trajneri i real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur para ndeshjes ”El Clasico”, ndaj Barecelonës.
Tekniku italian tha se kjo ndeshje është e rëndësishme dhe me një fitore Real do të rikthehet në garë për titull.
Ai kishte një mesazh për futbollistët e tij, ku tha se nëse e dëgjojnë, do ë jetë mirë.
”Ju mund të dëmtoni Barcelonën në tranzicione për shkak të linjës së tyre të lartë, jashtë loje. Ka shumë gjëra për të cilat kam folur me lojtarët dhe kemi punuar në stërvitje. Nëse më dëgjojnë, do të shkojë mirë.
Të luash kundër Barcelonës është gjithmonë e komplikuar, aq më shumë këtë sezon, edhe pse në ndeshjen e fundit ishte pak më pak. Ne duhet të mbrojmë shumë mirë, sepse ata janë një ekip që mbyll çdo kundërshtar në fushën e tyre, jo vetëm ne.
Nuk ka ekip të përsosur. Ne do të kemi shanset tona dhe objektivi është të përfitojmë prej tyre.”, deklaroi Ancelotti.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet në stadiumin ”Olimpic Lluis Companys”, më fillim nga ora 16:15.