Flick ndërkohë nuk e ka preferuar titullar Lewandowskin

- Bota Sot

Flick ndërkohë nuk e ka preferuar titullar Lewandowskin

Real Madrid do të luajë fatet e kampionatit sot kundër Barcelonës. “El Clasico” do të nisë në orën 16:15 dhe është e fundit për këtë sezon.

Aktualisht madrilenët kanë 4 pikë më pak se katalanasit. Të dyja skuadrave u ka mbetur fitimi i kampionatit, si objektiv i vetëm.

Trajneri Karlo Ançeloti ka surprizuar me disa zgjedhje. Aktivizohen nga minuta e parë sot ndaj Barçës Arda Guler dhe Fran Garsia ndër të tjerë.

Flick ndërkohë nuk e ka preferuar titullar Lewandowskin.

Ky i fundit bashkë me Balden janë të gatshëm në stol.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Shezni; Kubarsi, Martinez, Ferran, Pedri, Rafinja, Jamal, Olmo, De Jong, Erik, Gerard Martin

Trajner: Hansi Flik

Real Madrid: Kurtua; Lukas Vaskez, Tçuameni, Asencio, Fran Garsia, Sebajos, Valverde, Bellingam, Arda Guler, Mbape, Vinicius

Trajner: Karlo Ançeloti



Read it all at Bota Sot