Brdariç: Dhurojmë gjithçka për titullin

- Bota Sot

Brdariç: Dhurojmë gjithçka për titullin

Vllaznia do të sfidoj Egnatian për të tentuar titullin kampion për sezonin 2024-2025 në Abissnet Superiore. Në konferencën për shtyp trajneri i shkodranëve, Tomas Brdariç shprehet se kuqeblutë të mbështetur nga tifozët janë gati për të fituar kampionatin pas 24 vitesh pritje.

Vllaznia ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të duleit më vendimtar të sezonit aty ku shkodranët do të diskutojnë kundër Egnatias fatin e titullit kampion për sezonin 2024-2025 në Abissnet Superiore. Në konferencën për shtyp trajneri i kuqebluve, Tomas Brdariç shprehet se 9 herë kampionët e Shqipërisë janë gati për të kurorzuar me sukses mundin e një viti kalendarik.

“Kemi mbërritur në momentin më vendimtar të sezonit dhe gjatë këtyre ditëve jemi munduar të përgatitemi intesivisht. Skuadra është stërvitur rregullisht dhe shikoj tek gjithsecili besim e plotë se jemi gati për të dhuruar gjithcka në fushën e lojës. Jemi munduar t’i marim vetes maksimumin për tu shprehur sa më mirë në finalen e madhe të sezonit. Vllaznia ka merituar të jetë këtu dhe tashmë është detyrë e të gjithëve për të lumturuar një qytet që pret me padurim të shpërthej në festë”.

Më tej tekniku Tomas Brdaric është ndalur të flas për Egnatian duke vlersuar rrogozhinasit, por thekson se Vllaznia i ka kapacitetet për të thyer kampionët në fuqi të Superiores.

“E kemi studiuar Egnatian, një rival që jemi ndeshur katër herë këtë sezon. Janë një skuadër me cilësi, fituesit në fuqi të kampionatit dhe natyrisht kanë vlersimin tonë maksimal. Ne jemi munduar ti studiojmë për të marrë masat e duhura në një përballje ku gabimet kushtojnë. Ne jemi koshient për vështirësitë që rezervon një finale por unë kam besim tek skuadra ime pasi besoj se kemi të gjithë potencialin për të qenë fitues”.

Tomas Brdaric konfirmon mungesën e Ardit Deliut dhe Kristi Qarrit, por kundër Egnatias në finalen e final four kërkon mbështetjen e tifozëve shkodranë.

Në finale nuk do të kemi në dispozicion mesfushorin Ardit Deliu dhe portierin Kristi Qarri, të cilët janë të dëmtuar. Në një finale na duhet ndihma e gjithkujt dhe natyrisht gjej rastin të ftoj çdo tifoz që të vij në stadium dhe të mbështesë Vllazninë. Jam i bindur se duke ecur bashkë jemi më të fortë drejtë qëllimit për të rikthyer në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh pritje”.

Finalja e “Final Four” mes Vllaznisë dhe Egnatias do të startoj të hënën në orën 20:00.



Read it all at Bota Sot