“Ngjarje shumë të rëndësishme”, paralajmërimi i gazetarit të medias gjermane: Mund të ketë ndonjë lëvizje për...

- Bota Sot

“Ngjarje shumë të rëndësishme”, paralajmërimi i gazetarit të medias gjermane: Mund të ketë ndonjë lëvizje për...

Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka bërë një shkrim me një paralajmërim për atë se ccka prite të ndodhë gjatë kësaj jave, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, por në botë përgjithësi.

Ai kërtë e bazoi përmes një paralajmërimi të Trump, ku tha se kjo mund të jetë një javë me zhvillime shumë të rëndësishme.

Cani përmbledhi disa ngjarje që mund të ndodhin në Kosovë, Shqipëri, Rusi, Ukrainë…, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Do të jetë kjo një javë shumë e rëndësishme, tha presidenti Trump. Dhe vërtet, kjo është një prej javëve ku mund të ketë zhvillime shumë të rëndësishme.

Në Gjermani qeveria e re do të fillojë nga puna me projekte konkrete. Deri tani janë vendosur kontrolle në kufijtë e jashtëm, ndërsa tani priten edhe projekte të tjera...

Pas zgjedhjeve të djeshme, në Shqipëri gjërat po shkojnë drejt një fitore të bindshme të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës. Por të shohim si do të jetë në fund.

Në Kosovë, ku i dihet, ndoshta edhe mund të ketë ndonjë lëvizje për dalje nga gërçi, por parashikimet për qartësi politike atje janë shumë më të zymta. Megjithatë, siç thotë populli, shpresa vdes e fundit.

Sa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, kjo javë vërtet mund të sjellë gjëra me rëndësi.

Putini ka propozuar që të enjten në Stamboll të fillojnë bisedimet e drejtpërdrejta me Ukrainën. Ndërsa Zelensky i tha se të enjten do ta presë Putinin personalisht në Stamboll. Të shohim nëse vërtet do të shkojnë... Sinjalet e deritanishme janë pozitive, ndënëse lufta po vazhdon.

Amerika dhe Kina kanë bërë të ditur se ka sinjale shumë të mira për një marrëveshje të mundshme për problemet tregtare. Një lajm vërtet shumë i mirë për tregjet ndërkombëtare, që kanë reaguar pozitivisht menjëherë.

Partia Punëtore Kurde ka bërë të ditur se do të shuhet si parti dhe do ti japë fund rezistencës së armatosur...

Për sportin nuk po shkruaj më mirë, sepse fundjava ka qenë e dhimbshme për disa tifozë e shumë e gëzueshme për të tjerët...

Javë të mbarë miq!



Read it all at Bota Sot