Forcat speciale ukrainase futen prapa vijës mbrojtëse të rusëve dhe likuidojnë tetë ushtarë të Vladimir Putinit

- Bota Sot

Forcat speciale ukrainase futen prapa vijës mbrojtëse të rusëve dhe likuidojnë tetë ushtarë të Vladimir Putinit

Forcat speciale ukrainase kanë kryer një operacion prapa vijës së frontit, ku kishte lëvizje të mëdha të trupave pushtuese ruse.

Bëhet fjalë për SSO-në ukrainase që lokalizuan trupat ruse në një zonë malore që po tentonin t’ju organizonin pritë ukrainasve.

Madje janë publikuar edhe pamjet nga kjo betejë ku mbetën të vrarë tetë ushtarë rusë, që kishin menduar se nuk po i vëren askush derisa po lëviznin.

Ukrainasit janë futur edhe nëpër istikamet e rusëve, për t’u siguruar nëse ka mbetur edhe ndonjë ushtar tjetër rus i fshehur në to.

Nga ky aksion nuk është lënduar as edhe një ushtar ukrainas, kurse kjo nuk është hera e parë që SSO-ja kryen operacione të tilla. 



Read it all at Bota Sot