Vllaznia nuk arriti të kthente në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh mungesë.Kuqeblutë u mposhtën me shifrat e thella 0-4 nga Egnatia e cila fitoi për herë të dytë radhazi titullin.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit të Vllaznisë, iu kërkohet falje tifozëve për zhgënjimin i falenderojnë për mbështetjen e jashtëzakonshme.
"U munduam të bëjmë më të mirën në finalen e madhe, por nuk ia dolëm.
Megjithatë tifozët kuqeblu e fituan finalen e tyre. Ashtu si përherë, të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Vllaznisë së tyre të zemrës, edhe mbrëmë e treguan veten.
Ajo që mund të bëjmë në këto momente është t’u kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam", reagon Vllaznia.