Zona e supervullkanit pranë Napolit të Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë.
Mediat italiane raportojnë se një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar sot me epiqendër në det, jashtë portit të Pozzuolit.
Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej tre kilometrash.
Bëhet e ditur se ky tërmet me magnitudë 4.4 është i dyti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Campi Flegrei.
Në rrugë shpërtheu paniku, prindërit nxituan të merrnin fëmijët nga shkollat dhe në shumë raste nxënësit u evakuuan nga ndërtesat.
Pak minuta para goditjes janë regjistruar dy tërmete më të vogla, të dy me magnitudë 2.1 ballë.
Ndryshe, prefekti i Napolit, Michele di Bari, mblodhi menjëherë Qendrën e Koordinimit Emergjent për të vlerësuar situatën.